Zhvillime të reja janë regjistruar në konfliktin SHBA-Iran, ku palët kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm dyjavor, pas ndërhyrjeve diplomatike dhe rritjes së tensioneve në rajon.

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar pezullimin e sulmeve, ndërsa Irani ka konfirmuar se pranon marrëveshjen, me kusht që të rifillojë qarkullimi i lirë në ngushticën strategjike të Hormuzit.

Sipas Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, marrëveshja konsiderohet një “fitore”, ndërsa negociatat me SHBA do të zhvillohen në Islamabad dhe do të zgjasin të paktën dy javë.

Megjithatë, situata mbetet e tensionuar. Ushtria izraelite ka raportuar për lëshime të reja raketash nga Irani, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar për kërcënime me raketa dhe aktivizim të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se armëpushimi nuk nënkupton fundin e luftës dhe se çdo shkelje do të marrë përgjigje të menjëhershme ushtarake.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse armëpushimi përfshin edhe zona të tjera konflikti në rajon, si Libani, ku përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut vijojnë.

Zhvillimet e fundit vijnë në një moment kritik, ku komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të shmangë një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu