Ka nderruar jete ne spital i plagosuri tjeter i atentatit ku vdiq Hamza Lici, Arlind Bushati 32 vjeç.

Djali i ish kandidatit demokrat per Bashkine Shkoder Xhemal Bushati kishte marre nje plumb ne koke qe ka qene fatal per te. Me vdekjen e tij shkon ne 3 numri i viktimave, pasi edhe nje grua Flutura Basha gjeti vdekjen rastesisht pasi po kalonte ne vendngjarje me bashkeshortin dhe motocikleta e tyre u perplas nga makina ku udhetonte Lici me Bushatin.

yacht hotel sarande

Mbi 10 persona janë shoqëruar në polici mes tyre edhe Safet Bajri, i cili pas dhënies së deklaratës është larguar sërish për në banesën e tij.

Këta persona dyshohet se kanë informacion ose kanë qenë në konflikt me shënjestrat e atentatit të ndodhur këtë të mërkurë në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë 3 persona, ndërsa një tjetër është ende në gjendje të rëndë.

Me heret policia dha keto detaje ne lidhje me hetimet:

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se:

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).

Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu