
Armando Broja do të luajë sot ndeshjen e tij të parë me fanellën e Bërnlit dhe ashtu siç pritej, debutimi i tij do të jetë në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derbi Kauntit.
Sulmuesi shqiptar u transferua dy javë më parë në klubin e Premier Ligës, por trajneri Skot Parker vendosi që ta mbante jashtë ekipet për të mos rrezikuar një dëmtim meqë ai vinte pa një fazë të mirëfilltë përgatitore.
Sot, Broja është përfshirë në formacionin titullar të ndeshjes së Kupës, teksa klubi i Bërnlit ka zyrtarizuar edhe numrin e ri të fanellës të sulmuesit. Në këtë sezon, Broja do të mbajë numrin 27 në radhët e skuadrës së re./panorama