Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim me AdZM Gjirokastër dhe ekipin veterinar të Kopshtit Zoologjik të Tiranës, organizoi një operacion të menjëhershëm shpëtimi pas njoftimit për një ari të murrmë të rënë në kurth në zonën e Memaliajt.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ekipet konstatuan në vendngjarje se kafsha nuk jetonte më.

AKZM i bën thirrje banorëve, turistëve dhe institucioneve vendore që të njoftojnë menjëherë autoritetet në rastet kur hasen situata të ngjashme, pasi çdo minutë është vendimtare për shpëtimin e faunës së egër.

“Fauna shqiptare është pasuria e të gjithëve ne. Së bashku mund të mbrojmë dhe të garantojmë habitate të shëndetshme për banorët e natyrës”, apelojnë autoritetet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu