Skuadra e Milanit ka bërë një lëvizje të fuqishme në merkato, duke i ofruar 30 milionë euro për transferimin e mesfushorit shqiptar të Zvicrës, Ardon Jashari, raportoi e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport në numrin e saj të sotëm.

Sipas gazetës italiane, Jashari ka thënë “PO” për kalimin te kuqezinjtë, ndërsa drejtuesit e Milanit tashmë kanë nisur ofensivën për të bindur skuadrën belge të Club Brugge, që zotëron kartonin e tij. Ai shihet si një nga përforcimet kyçe në mesfushë për sezonin e ardhshëm.

Në të njëjtën kohë, raportohet se Granit Xhaka nuk do të largohet nga Bayer Leverkusen, pavarësisht interesimit që ka ekzistuar më herët për të.

Mesfushori shqiptar ka qenë një nga figurat kyçe të suksesit të Leverkusenit nën drejtimin e Xabi Alonsos dhe shihet si pjesë e pandashme e projektit të ri me Erik ten Hag.

Jashari, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në Zvicër dhe me kombëtaren, pritet të sjellë freski dhe energji në mesin e fushës së Milanit.

Ndërkohë, me Xhakën që mbetet në Gjermani, drejtuesit e Milanit duket se kanë hedhur sytë drejt brezit të ri shqiptar për të forcuar repartin e mesfushës.

Ky zhvillim konfirmon gjithashtu besimin që klubet evropiane kanë gjithnjë e më shumë tek talentet shqiptare që po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu