Aplikimet për lotarinë amerikane (Diversity Visa Lottery) janë një mundësi për individë nga vende me nivele të ulëta të emigracionit në SHBA për të fituar një vizë për të jetuar dhe punuar atje. Konsulentët shpesh theksojnë disa kriteret kryesore për t’u kualifikuar. Konsulentët gjithashtu theksojnë rëndësinë e plotësimit të aplikacionit në kohë dhe saktësisht, pasi gabimet mund të çojnë në refuzimin e aplikimit.
Prej datës 2 Tetor sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Shqipëri kanë nisur aplikimet për lotarinë amerikane, të cilat do të jenë të hapura deri më 5 Nëntor. Mëngjesin e sotëm në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” ishte e ftuar konsulentja Ledia Fazlli. Për të gjithë publikun ajo bëri të qarta të gjitha kriteret që duhet të kenë për t’u kualifikuar deri në fund, pas përzgjedhjes fillestare.
Ledia Fazlli: Nga viti në vit shikoj që informacioni merret akoma më shumë, sidomos në kohën e teknologjisë që është zhvilluar kaq shumë. Po shikoj një kërkesë shumë të madhe sivjet dhe jo vetëm nga shqiptarët e Shqipërisë, por janë shtuar shumë dhe shqiptarët e Evropës.
Aldo: A ka ndonjë kriter për të kualifikuar apo është çështje shansi?
Ledia Fazlli: Përzgjedhja është e rastësishme, por kur njerëzit të aplikojnë duhet të kenë parasysh disa kritere që në momentin që përzgjidhen sepse nuk është vetëm fitimi i lotarisë. Nëse je përzgjedhur rastësisht për të fituar lotarinë, pastaj kalon në disa etapa të tjera për t’u pajisur me vizën e emigrimit. Për t’u kualifikuar deri në fund duhet të kesh disa kritere, kryesorja është që duhet të kesh shkollë të mesme të përgjithshme ose një ekuivalente të saj, e dyta nëse nuk e ke të parë parën, duhet të kesh një eksperiencë pune në pesë vitet e fundit, të jetë një eksperiencë pune 2-vjeçare me një kualifikim 2 vjet, duhet të ketë certifikim. Megjithatë edhe këto profesionet duhen parë, ka një faqe zyrtare ku shikohet e gjithë lista e profesioneve, nga e para deri tek e fundit ne bazë të kualifikimit të vlefshmërisë së tyre. Nëse nuk ke asnjë letër, e lufton me eksperiencën e punës, nëse pesë vitet e fundit ke një eksperiencë të vazhdueshme në këtë profesion dhe nëse keni një kualifikim për këtë gjë.
Aldo: Ka ndryshuar kurba e pjesëmarrjes në vite?
Ledia Fazlli: Mua më duket gjithmonë në rritje dhe ajo që vë re, jo vetëm që kërkohet nga të rinjtë, siç është kërkuar më përpara, por tani edhe nga moshat pak më të mëdha se sa të rinjtë./SOT