
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt, i cili kishte kërkuar pavlefshmëri të veprimeve hetimore të SPAK në dosjen ndaj tij.
Vendimi u dha sot nga trupi gjykues monokratik i kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.
Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës:
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, më datë 20.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 240 akti, datë 14.10.2025, mbi ankimin e personit nën hetim E.V. me objekt: ‘Ankim ndaj vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimi i shkeljeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore’, dhe vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025.”
Vendimi i sotëm do të thotë se hetimet e SPAK ndaj Veliajt, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit 2025, mbeten të vlefshme dhe procesi penal ndaj tij do të vijojë normalisht.