Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, dënon me 3 vjet burg Aleksandër Lahon, dënim që zbret në 2 vite për shkak te gjykimit të shkurtuar.

Pëllumb Muharremi i njohur edhe me emrin Aleksandër Laho, e “Rrumi i Shijakut”, ndodhet në kërkim prej disa vitesh.

Në njoftimin zyrtar sqarohet se të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 12, datë 06.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me këtë ndryshim:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.L. për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 244 dhe 50, shkronja gj) të K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

– Në bazë të nenit 406 paragrafi 1 i K.Pr.Penale të pandehurit A.L. i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim. /abcnews.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu