Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga Balluku kundër vendimeve të mëparshme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Në një komunikim zyrtar për mediat, Gjykata e Apelit bëri me dije se ka miratuar vendimet e datave 19 dhe 22 nëntor 2025, duke lënë në fuqi masën e sigurimit personal me karakter ndalues “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.

Masa lidhet me funksionet e larta shtetërore që Balluku mbante në qeveri, si zv.kryeministre e Republikës së Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, më herët Balluku është shkarkuar nga të dy funksionet që mbante në kabinetin qeveritar.

Vendimi i Gjykatës së Apelit u shpall në Tiranë më 9 mars 2026.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu