
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi masën e dhënë nga shkalla e parë për ndalimin e saj për të dalë jashtë vendit.
Ndërsa për masën e pezullimit nga detyra pritet te shprehet Kushtetuesja.
Balluku është marrë e pandehur për tunelin e Llogarsë dhe nën hetim për 7 proicedura të tjera tenderuese.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, 5 me 3 në favor të kryeministrit, që e ktheu Ballukun në detyrat e mëparshme, SPAK kërkoi leje në Kuvend për arrestimin e saj. nëse ky autorizim jepet, situata për të përpara para drejtësisë ndryshon tërësisht.
Nëse GJK do të vendosë që ta rrëzojë vendimin e GJKKO për pezullimin e saj nga detyra, atëherë Apeli i posaçëm nuk mund të marrë vendim për sa kohë vendimet e Kushtetuese kanë fuqinë e ligjit dhe si të tilla zbatohen nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.






