Tension i paprecedentë në futbollin shqiptar. Ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut, e planifikuar të luhej sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku”, është anuluar pasi ekipet nuk kanë zbritur në fushë në orarin e përcaktuar. Sipas informacioneve të Panorama Sport, Federata Shqiptare e Futbollit pritet ta shpallë zyrtarisht anulimin e sfidës.

Burimet bëjnë me dije se shkaku kryesor i ndërprerjes është një episod dhune që ka ndodhur para fillimit të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes. Klubi i Skënderbeut pretendon se lojtarë të Ilirisë kanë goditur trajnerin Ernest Gjoka dhe disa prej futbollistëve korçarë, duke krijuar një situatë të rëndë dhe të papranueshme për vijimin e takimit.

Për këtë ndeshje ishte caktuar si gjyqtar kryesor Enea Jorgji, ndërsa pas incidentit, forcat speciale të policisë kanë mbërritur menjëherë në stadium për të garantuar sigurinë dhe për të shoqëruar ekipet jashtë ambienteve.

Situata është tepër e tensionuar dhe pritet një njoftim zyrtar nga FSHF lidhur me masat disiplinore dhe vijimin e hetimeve për ngjarjen e rëndë që çoi në anulimin e sfidës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu