Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka shpërndarë një video nga punimet për Terminalin Veri-Perëndimor të autobusëve, i cili po shkon drejt përfundimit. Në postimin e saj, Ristani e cilëson këtë si një tjetër investim të rëndësishëm për transportin publik të qytetit.
Ajo thekson se terminali i ri do t’u shërbejë qytetarëve dhe turistëve me standarde moderne, duke ndjekur modelin e suksesshëm të Terminalit Lindor në Lundër, i cili është tashmë funksional dhe ofron kushte dinjitoze për udhëtarët.
“ Terminali Veri-Perëndimor i autobusëve është drejt përfundimit – një investim i rëndësishëm që sjell transport modern për qytetarët dhe turistët që vijnë në qytet.

Ndërkohë që Terminali Lindor në Lundër është tashmë një histori suksesi – një hapësirë moderne që u shërben përditë udhëtarëve, me kushte dinjitoze, organizim dhe pa rrëmujë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu