
Ndërsa ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, endet në fushatat elektorale në fshatrat e Tiranës, dhjetëra fermerë në Roskovec dhe Dimal po lënë prodhimin e tyre të kalbet në rrugë, të braktisur nga shteti.
Në kryqëzimin e fshatit Suk 1, fermerët hodhën përtokë arkat me domate dhe tranguj, në një akt proteste kundër çmimeve skandaloze që u ofrojnë pikat e grumbullimit. Domatja po blihet vetëm me 70 lekë/kg — shumë poshtë kostos së prodhimit — ndërsa trangujt dorëzohen thuajse falas, për vetëm 20 lekë.
View this post on Instagram
Fermerët denoncojnë se kjo është një skemë e përsëritur nga grumbulluesit, ndërsa ministrja Denaj zgjedh të mos shohë dhe të mos dëgjojë, e kapur nga ethet e propagandës në vend të halleve të vërteta të fshatit.
Në mungesë të mbështetjes së qeverisë, djersa e tyre po shkon dëm, duke rrezikuar shkatërrimin e ekonomive të vogla që mbajnë gjallë zonat rurale.

Fermerët bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme, përpara se fshati shqiptar të shkatërrohet përfundimisht nga indiferenca dhe paaftësia.