Ky është një konfirmim publik dhe zyrtar i dështimit spektakolar të Anila Denaj si ministre e Bujqësisë. Kur kryeministri i vendit del dhe deklaron haptazi se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) “duhet pezulluar urgjentisht, sepse më shumë bën dëm se mirë”, kjo nuk është më thjesht kritikë. Është akt-vlerësim për një kolaps total institucional.

AKU është nën varësinë direkte të Ministrisë së Bujqësisë. Dhe përgjegjësia për atë që ndodh në këtë institucion është tërësisht personale e Anila Denajt. Sot, jo një media, jo opozita, jo fermerët apo qytetarët, por vetë kryeministri e thotë publikisht: “AKU është kthyer në një shqetësim më të madh sesa garanci”.

Kjo deklaratë nuk është as më shumë, as më pak, veçse një votë mosbesimi ndaj Anila Denajt dhe mënyrës sesi ajo ka dështuar të drejtojë sektorin më jetik për vendin – bujqësinë dhe sigurinë ushqimore.

Përtej AKU-së, ajo që tha Edi Rama ka një mesazh shumë më të thellë: sistemi i kontrollit ushqimor në vend është jo funksional, i kapur nga paaftësia, dhe i kthyer në një makineri pengesash për biznesin dhe prodhimin vendas, në vend që të jetë një garant i sigurisë ushqimore për qytetarët.

Kur kryeministri flet për pezullim urgjent, komisione të posaçme, dhe përfshirje të Universitetit Bujqësor për vlerësimin e stafit të AKU-së, kjo është një mënyrë e butë për të thënë se institucionet kanë rënë. Dhe nuk kanë rënë nga vetja. Kanë rënë nga menaxhimi i keq, nga paaftësia, nga mungesa e njohjes dhe kontrollit që ka treguar Anila Denaj.

Në çdo vend normal, pas një deklarate të tillë publike, një ministre do të kishte vetëm një gjest për të bërë: dorëheqjen. Sepse nuk mund të vazhdosh të qëndrosh në një post, kur kreu i qeverisë thotë publikisht që institucioni yt nuk është zgjidhje, por problem.

Por historia me AVKMB është po aq dramatike. E njëjta paaftësi, i njëjti kolaps, i njëjti diskreditim i plotë i shtetit në sy të fermerëve, blegtorëve, eksportuesve dhe konsumatorëve.

Në fund, kjo nuk është më çështje politike. Kjo është një çështje serioze e shëndetit publik, e ekonomisë kombëtare dhe e të ardhmes së bujqësisë shqiptare. Dhe përgjegjësia ka emër dhe mbiemër: Anila Denaj.

Kjo situatë nuk ka nevojë për komente të tjera. Vetëm për veprime. Dhe veprimi më i parë dhe më minimal që pritet, është largimi i saj. Çdo ditë që ky gabim mbetet pa korrigjuar, Shqipëria humbet më shumë.

Në pak muaj drejtim të Ministrisë së Bujqësisë, Anila Denaj ka arritur të prodhojë më shumë dështime sesa politika bujqësore. Një ministre pa asnjë lidhje me sektorin, pa dije, pa eksperiencë dhe pa sens praktik për një sektor jetik si bujqësia, blegtoria dhe siguria ushqimore.

Sot, dy shtyllat kryesore të këtij sistemi – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Autoriteti Veterinar dhe i Mbrojtjes së Bimëve (AVKMB) – janë pasqyrimi më brutal i paaftësisë së saj.

🚩 AKU – Një dështim që rrezikon shëndetin e qytetarëve

  • Institucioni që duhet të garantonte sigurinë ushqimore, është kthyer në zyrë për foto, statuse dhe fasadë.
  • Produktet e skaduara, ushqimi me mbetje kimike, mish me afate të manipuluara dhe fruta me pesticide janë bërë normale.
  • AKU nuk funksionon më si kontroll, por si zyrë që shkon bën inspektime të stisura, vetëm për sy e faqe.
  • Asnjë reformë reale, asnjë përmirësim. Vetëm burokraci dhe paaftësi.

💣 AVKMB – Kolaps total i shëndetit të bimëve dhe kafshëve

  • Kontrolli veterinar është në pikën më të ulët historike. Vaksinimet janë kthyer në tallje.
  • Sëmundjet tek kafshët dhe përhapja e rreziqeve zoonotike po shtohen, pa asnjë ndërhyrje efektive.
  • Mbrojtja e bimëve? Praktikisht nuk ekziston. Fermerët janë të braktisur përballë sëmundjeve të kulturave dhe inputeve të falsifikuara.
  • Laboratorët nuk funksionojnë. Certifikatat veterinare dhe fitosanitare janë kthyer në pengesë për fermerët, duke bllokuar eksportin.

⚠️ Bilanci i qartë i Anila Denaj:

  • Siguria ushqimore? ZERO.
  • Kontrolli veterinar? Në kolaps.
  • Mbrojtja e bimëve? Inekzistente.
  • Fermerët? Të braktisur dhe të lënë në mëshirë të fatit.

🔥 Fajin nuk e ka askush tjetër. Ky është produkti 100% i paaftësisë personale të Anila Denaj. Një ministre që as kupton, as di dhe as mëson. Dhe ky është dështimi i saj spektakolar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu