Rasti i transportit të dyshuar të mbi 800 tonëve me mbetje toksike nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës më 4 Korrik të këtij viti dhe që kanë dalë nga zona e ish-Metalurgjikut të Elbasanit, po i nënshtrohet edhe hetimeve për të zbuluar përgjegjësit e shkeljes.

Hetimet janë shtrirë në dy qytete; Elbasan dhe Durrës. Mbetet enigmë dinamika dhe itinerari se si janë transportuar këto ngarkesa të mëdha drejt portit dhe se si janë lejuar të imbarkohen në anije.

yacht hotel sarande

Fillimisht ka qenë Policia e Durrësit që ka kryer procedurat paraprake të verifikimit dhe procedimit penal, duke ia kaluar më tej dosjen Prokurorisë së Rrethit. Policia konfirmon kryerjen e procedurave, teksa e dyshuar për transportin e mbetjeve si nënkontraktor është kompania “Sokolaj”.

Drejtoria e doganave sqaron nga ana tjeter dergimin e mbetjeve ne Kine.

Nisur nga informacionet disinformuese që po shpërndahen prej ditësh në media dhe po përdoren për arsye politike dhe për baltosjen e punës së Administratës Doganore Shqiptare, sqarojmë si vijon:

 

Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova  me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland.

 

Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOË GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China.

 

Sa më sipër ritheksojmë se:

 

* Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë;

 

* Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.

 

ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu