Zvicra humbi përballë Anglisë pas një barazimi 1-1 të ndjekur nga penalltitë.
Anglia do të presë fituesin e ndeshjes tjetër Holandë-Turqi.
Anglia është gjysmëfinalistja e tretë e Euro 2024, duke iu bashkuar Spanjë dhe Francës në garën e fortë për fitimin e trofeut të madh.
Skuadra e Gareth Southgate iu fal penalltive për të eliminuar Zvicrën, me 120 minutat që u mbyllën në barazim 1-1.
Breel Embolo kaloi helvetët në avantazh në minutën e 75’, por Bukayo Saka realizoi një gol shumë të bukur. Duke rikthyer baraspeshën pas vetëm 5 minutave.
Në fund penalltitë, me Manuel Akanjin që gaboi nga kampi zviceran (pritje e Jordan Pickford), ndërkohë që Trent Alexandër-Arnold realizoi penalltinë vendimtare në krahun tjetër./Supersport