
Trajneri i njohur dënohet me një vit burg!
Carlo Ancelotti është dënuar me një vit burg për mashtrim tatimor.
Trajneri i Brazilit është shpallur fajtor për mashtrim tatimor që daton që nga viti 2014, kur ai ishte në krye të Real Madrid-it.
Ai u akuzua për fshehje të të ardhurave që lidheshin me të drejtat e tij të imazhit.
Por, ai është liruar nga një tjetër vepër penale e mundshme tatimore e kryer në vitin 2015, gjithashtu e lidhur me mbledhjen e të drejtave të imazhit të tij ndërsa ishte i punësuar te Real Madrid-i.
Pavarësisht vendimit, Ancelotti nuk ka gjasa të vuajë dënimin me burg.
Sipas ligjit spanjoll, çdo dënim nën dy vjet për një krim jo të dhunshëm rrallë kërkon që një i pandehur pa dënime të mëparshme të vuajë dënimin me burg.
66-vjeçari u akuzua për mashtrim të zyrës së taksave për të shmangur pagesën e gati 1 milion eurove në tatimin mbi të ardhurat.
Ancelotti kishte mohuar me forcë çdo shkelje, por ish-trajneri i Milan-it më parë kishte paguar më pak taksa.
Ai pranoi se nuk e kishte paguar pjesën e tij të drejtë të taksave në vitin 2014, por fajësoi gabimet e kontabilistëve të tij për këtë veprim.
Ancelotti është i bindur se nuk e ka shkelur ligjin, duke pretenduar se nuk i kaloi 183 ditët e kërkuara në Spanjë për të paguar taksat.
Në mënyrë të ngjashme, legjenda e Barcelona-s, Lionel Messi, dhe babai i tij, Jorge, u dënuan për mashtrim tatimor me mbi 4 milionë euro midis viteve 2007 dhe 2009.
Në vitin 2016, argjentinasi u dënua me 21 muaj burg për përdorimin e parajsave fiskale për të fshehur të ardhurat e tij nga të drejtat e imazhit.
Por ai përfundoi duke paguar një gjobë prej më shumë se 300 mijë euro në vend të kësaj./Tema