Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka kritikuar ashpër funksionimin e Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke i cilësuar ato si “gabim të madh” dhe duke paralajmëruar se mënyra e veprimit të tyre mund të çojë në diskreditimin e procesit gjyqësor.

Në një intervistë për A2 CNN, Serwer u shpreh se trajtimi i ish-luftëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës përbën padrejtësi dhe se gjykata ka marrë një interpretim shumë të gjerë të mandatit të saj.

“Unë e shikoj si kthimin e viktimës në dhunues dhe jam shumë i zhgënjyer me gjykatën. Mori një interpretim të gjerë të mandatit të vet. Kjo nuk më pëlqen aspak dhe po del si një gabim i madh që unë i kam nxitur politikanët në Kosovë që ta zbatojnë, por tashmë po del gabim i madh. E ka tejkaluar masën, e ka vënë gjykatën në një kanalizim që do të përfundojë në diskreditimin e gjyqit dhe jo të UÇK-së”, u shpreh ai.

Serwer komentoi edhe të ashtuquajturin “Bordi i Paqes”, duke e cilësuar si një ide të gabuar dhe të paqartë në mandat.

Sipas tij, autorizimi i këtij mekanizmi nga Këshilli i Sigurimit është bërë pa një mandat të qartë, ndërsa pjesëmarrja shihet me dyshim nga vendet evropiane.

“Bordi i Paqes nuk është diçka për të cilën jam entuziast. Mendoj se ishte gabim që u autorizua pa një mandat të qartë dhe kjo pjesëmarrje është e dyshimtë në sytë e evropianëve. Në thelb është një ide jo e mirë, por kjo nuk do të thotë se Kosova të mos marrë avantazh dhe të mos e rrisë profilin ndërkombëtar. Mendoj se Kosova dhe Shqipëria po e bëjnë këtë”, deklaroi Serwer.

Deklaratat e tij pritet të nxisin reagime në Prishtinë, në një kohë kur proceset në Hagë dhe pozicionimi ndërkombëtar i Kosovës mbeten tema të ndjeshme në debatet politike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu