Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka bërë thirrje për rifillimin sa më të shpejtë të punës së komisionit ad hoc për reformën zgjedhore, duke e cilësuar procesin thelbësor për përmirësimin e kuadrit ligjor të zgjedhjeve. Sipas tij, vlerësimet e OSBE/ODIHR tregojnë se kodi aktual zgjedhor ende nuk i përmbush plotësisht standardet ndërkombëtare dhe kërkon ndërhyrje të mëtejshme.

Tarran theksoi se ndryshimet në ligjin zgjedhor kanë qenë një rekomandim i përsëritur ndër vite nga misionet vëzhguese të ODIHR, ndërsa shprehu shpresën që komisioni të rikthehet në punë për të adresuar çështjet e mbetura pezull. Ai nënvizoi se reforma është “tejet e rëndësishme” për garantimin e një procesi zgjedhor më të fortë dhe më të besueshëm.

Diplomati vuri në dukje gjithashtu se këtë herë ka sinjale pozitive nga politika, pasi partitë parlamentare duket se janë dakord mbi nevojën e reformës, pavarësisht dallimeve mes tyre. OSBE, shtoi ai, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për të ndihmuar në përmirësimin e legjislacionit zgjedhor.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu