Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbott, është takuar me Altin Dumanin, Kreun e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ambasadori britanik ka theksuar se mirëpret nismën e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore.

“Ambasadori i Madhërisë së Tij në Shqipëri, Nicholas Abbott, u takua me Altin Dumani, Kreun e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un.
Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë.
Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu