
Ambasada Amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm sa ju përket qytetarëve që udhëtojnë me vizë turistike në SHBA, me qëllim për të lindur fëmijën në tokën amerikane për të siguruar nënshtetësinë.
Me anë të njoftimi në Facebook, ambasada e SHBA bën me dije se përdorimi i vizës turistike për qëllime të tjera, mund të çojë në refuzimin e vizës.
Njoftimi:
Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës.