Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se ka rinisur punën normalisht, pas një periudhe ndërprerjeje për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane.

“Pas përfundimit të mbylljes së qeverisë për shkak të fondeve buxhetore, jemi gati të vazhdojmë punën tonë normalisht! Në rast se e keni humbur, patëm kënaqësinë të mirëprisnim muajin e kaluar Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming, në Shqipëri”, njofton Ambasada e SHBA.

Në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së, është rikthyer me një njoftim të munguar, lidhur me vizitën e drejtorit për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming, në Shqipëri, e zhvilluar më 31 tetor.

“Drejtori Fleming u takua me udhëheqës nga i gjithë spektri politik, si dhe me institucione të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit, për të theksuar partneritetin e fortë SHBA–Shqipëri, për të përforcuar gatishmërinë e NATO-s dhe për të goditur organizatat kriminale ndërkombëtare”, bën me dije Ambasada e SHBA.

Kujtojmë se Fleming, gjatë vizitës së tij në Tiranë u takua me politikanë të qeverisë dhe opozitës, si dhe prokurorë të SPAK./Tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu