
Deri më tani katër emra janë zyrtarizuar si kandidatë për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Të interesuarit që kanë dorëzuar kandidaturën janë: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj, Adnand Xholi.
Afati për paraqitjen e kandidaturave për postin drejtues të SPAK përfundon sot, duke i hapur rrugë më pas procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Kreu i ri i SPAK pritet të zëvendësojë prokurorin Altin Dumani, mandati i të cilit është drejt përfundimit. Interesi për këtë pozicion të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë ka qenë i lartë, duke reflektuar peshën që SPAK ka marrë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.