
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar një takim me studentët e Juridikut në Universitetin e Durrësit ditën e sotme.
“Kënaqësi të gjendem këtu. Larmia e temave është tërheqëse, por qenia ime sot këtu është në vazhdën e takimeve te organizuara dhe në universitete të tjera për të vazhduar komunikimin tonë ndërinstitucional.
Besimi dhe drejtësia janë element të rëndësishëm, pa drejtësi nuk mund të këtë paqe dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci.
Reforma në Drejtësi u realizua me ndryshimet thelbësore kushtetuese. SPAK u krijua për të goditur fenomenet që dëmtojnë shtetin. SPAK është një ndër produktet e reformës në drejtësi dhe ka treguar se ushtron të drejtën ndaj çdo subjekti pavarësisht lidhjeve me botën e krimit të organizuar të objekteve të caktuara.
Jemi të vetëdijshëm që ka shumë punë ende për të çrrënjosur krimin e organizuar. Dëshiroj të theksoj se përpjekjet për ndërtimin e një sistemi drejtësie të paanshëm, nuk mund të jenë të njëanshme pa ndihmën e shumë institucioneve në bashkëpunim”, tha Dumani.