
Demokratja Jorida Tabaku e pyeti Dumanin për inceneratorin e Tiranës, Erion Veliajn dhe ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
Pyetje: Pse 3 inceneratorët nuk janë pjesë e një dosjeje, a kemi përpjekje të SPAK për të hetuar aferën e inceneratorëve si grup i strukturuar kriminal?
Si ka mundësi që SPAK nuk ka marrë ende të pandehur Veliaj për inceneratorin? A ka mundësi për të kërkuar një dëshmi nga ish-zv.kryeministri Ahmetaj?
Dumani: SPAK ka hetuar në kuadër të 3 procedimeve penale 71 persona të të gjitha nivele disa janë me vendim formë penale, disa janë në hetim dhe po hetohen persona të tjerë.
Lidhur me pyetjen për ta trajtuar si grup kriminal, për Elbasanin, Fierin këto dy procedime penal kanë kaluar të gjithë fazat e shqyrtimin gjyqësor. I kanë gjetur të drejtë kualifikimin ligjor të bërë nga ana e SPAK.
Lidhur me pyetjen që nuk kam marrë ende të pandehur Veliajn, nuk kanë përfunduar hetimet paraprake.
Deklarime publike të tij (Ahmetajt) vlerësohen rast pas rasti. Për ne është fajtor për pastrimin e produkteve penale. Në çdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur
A është një dorëzim përballë presioneve për të hetuar realisht krimin dhe korrupsion? Nuk dorëzohem, ju bëj ballë sfidave. Do vazhdoj të jem prokuror i RSH edhe pas mbarimit të 9-vjeçarit, kuptoj po na dha Zoti jetë.







