Vijojnë operacionet policore të përbashkëta me homologët për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë me homologët spanjollë, është lokalizuar, kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin një i kërkuar, i dënuar me 4 vjet burgim.

yacht hotel sarande

Në kuadër të operacionit “Weekend”, në Spanjë u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit Aleksandër Frroku, 31 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu