Disa ambientalistë australianë kanë denoncuar masakrën që po ndodh në lumin Vjosë, në të cilin kompania “Albpetrol” derdh mbtejet e hidrokarbureve.

Ambientalistët kanë publikuar pamje ku shihet gjendja alarmante me hidrokarburet e derdhura në lumë.

“10 centimetra minimumi baltë, më tej është edhe më shumë e thellë, por atje nuk shkoj sepse kanë frikë se nuk dal dot më. Nuk ka më ujë, është vetëm karburant. Ka kafshë të ngordhura duhet u përpjekur të notojnë. Është shumë ngjitëse dhe e nxehtë”, thotë njëri prej ambientalistëve.

Ambientalisti ka ngritur shqetësimin edhe për mos reagimin nga ana e qeverisë për ngjarjen, duke theksuar se ndotja është evidentuar shtatë vite më parë, ndërsa që atëherë gjendja është përkeqësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu