Elf Bar është një markë cigaresh elektronike që shpesh shiten me ngjyra të ndezura dhe me emra të veçantë dhe shije frutash për të joshur fëmijët, por që në fakt janë shumë të dëmshme jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit. Kjo kompani kineze akuzohet se ka shkelur ligjin lidhur me sasinë e nikotinës së lejuar. Bashkimi Europian ka lajmëruar të shtetet dhe ka shumë mundësi ta ndalojë hyrjen e këtij produkti në Europë.

Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje më herët për heqjen e këtij produkti nga raftet e supermarketeve dhe në mënyrë kategorike të ndalohet përdorimi i saj nga të rinjtë.

yacht hotel sarande

Ish-deputetja konservatore, Caroline Johnson, një konsulente pediatrie, tha se kjo është e qartë përse po bëhet. Kompania në mënyrë cinike po anashkalon ligjin duke rritur nikotinën në këto produkte me qëllim krijimin e varësisë së përdoruesit nga nikotina, ndërkohë që është krijuar ideja se këto kompani kanë qëllim të ndihmojnë njerëzit që të lënë duhanin, çka nuk është aspak e vërtetë, përkundrazi.

“Ajo që ne duam është ndalimi i këtyre produkteve. Nuk duam të rrisim një brez të tërë fëmijësh të varur nga këto lëndë vdekjeprurëse”.

Ministri i shëndetësisë, Preet Gill i kërkoi qeverisë të ndërmarrë ‘veprim urgjent’ për të hequr cigaret elektronike nga raftet.

“Një qeveri laburiste do të ndërmarrë veprime të ashpra për të ndaluar brezin e ri të fiksohet pas nikotinës.

AF5000 vjen në 15 shije të ndryshme duke përfshirë mjedër të thartë, boronicë, shalqi, mango, limon, frut pasioni, kivi dhe mojito ananasi të “zhytara në nikotinë”.

Por kompania Elf Bar këmbënguli se AF5000 ishte në përputhje me ligjin dhe tha se po hetonte alarmin e BE-së.

Një zëdhënës tha: ‘Ne e marrim seriozisht pajtueshmërinë e produktit në të gjitha tregjet globale dhe ndjekim hapat e nevojshëm për të përmbushur kriteret përkatëse.’

Vitin e kaluar, disa supermarkete ndaluan shitjen e produkteve Elf Bar pasi një hetim i Daily Mail zbuloi se ato ishin dukshëm më të forta nga sa reklamoheshin.

Një adoleshente vitin e kaluar konsumoi 400 cigare elektronike brenda një jave dhe kjo i shkaktoi dëm shumë të rëndë në mushkri.

Kyla Blight, 17 vjeç, nga Egremont, Cumbria, iu nënshtrua një operacioni për më shumë se pesë orë për të hequr një pjesë të mushkërive të saj.

Babai i saj, Mark, paralajmëroi prindërit e tjerë për rreziqet e fshehura të cigareve ektronike, të cilat janë lidhur me sëmundjet e mushkërive, ngushtimin e arterieve dhe madje edhe kancerin.

Shifrat tregojnë se një në pesë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar kanë provuar vape pavarësisht se është i paligjshëm për moshat nën 18 vjeç. TVAnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu