Mbrëmjen e sotme është regjistruar një alarm për eksploziv në zonën e njohur si “15-katshi”, në qendër të Tiranës, pasi është konstatuar një çantë e dyshimtë.

Sipas informacioneve paraprake, forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë thirrur njësinë antieksploziv për të kryer verifikimet. Pas hapjes së çantës alarmi rezultoi i rremë sepse brenda i gjetën mjete pune.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.

Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu