Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të fortë për sigurinë, duke theksuar se grupe të lidhura me Iranin mund të synojnë interesa amerikane dhe persona të lidhur me opozitën iraniane në Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar, rreziku nuk kufizohet vetëm te individët, por mund të përfshijë edhe vende publike si qendra tregtare, hotele, restorante dhe zona turistike.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqipëri të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të marrin masa për sigurinë personale, ndërsa theksohet rëndësia e raportimit të çdo aktiviteti të dyshimtë.

Ky paralajmërim vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, për shkak të zhvillimeve të fundit që lidhen me konfliktin në Lindjen e Mesme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu