Një investigim nga mediat britanike ka ngritur alarmin për përhapjen e krimit kibernetik mes të rinjve, ku disa adoleshentë, madje vetëm 15 vjeç, po përfitojnë shuma të konsiderueshme parash përmes aktiviteteve ilegale online.

Sipas raportimit, këta të mitur rekrutohen shpesh nga rrjete kriminale në internet, të cilat shfrytëzojnë njohuritë e tyre teknologjike për mashtrime financiare, sulme kibernetike, vjedhje të të dhënave apo aktivitete të paligjshme në “dark web”.

Autoritetet britanike paralajmërojnë se shumica e prindërve nuk janë të vetëdijshëm për aktivitetet reale digjitale të fëmijëve të tyre, ndërsa ekspertët theksojnë se mungesa e kontrollit dhe edukimit digjital po i ekspozon të rinjtë ndaj rreziqeve serioze ligjore.

Policia dhe institucionet arsimore kanë nisur fushata ndërgjegjësuese për të parandaluar përfshirjen e të miturve në krimin online, duke bërë thirrje që roli i prindërve dhe shkollës të jetë më aktiv në monitorimin e përdorimit të internetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu