EULEX deklaroi se nuk kemi prani statike në Urën e Ibrit por kemi patrullime të rregullta Gjatë ditës së sotme njësi të ndryshme të KFOR-it, duke përfshirë edhe njësitë karabinieri, u panë mbi Urën e Ibrit.

Një kordon i KFOR-it ishte formuar atje ndërsa u panë edhe automjete të blinduara dhe mjete të shumta të misionit paqeruajtës në Kosovë.

yacht hotel sarande

Përvec kësaj, ekipi i KALLXO.com raportoi edhe për njësi të EULEX-it që u panë në urë. Në një përgjigje për KALLXO.com, EULEX ka konfirmuar se nuk kanë një prani statike në Urën e Ibrit por për të monitoruar situatën në vazhdimësi, njësia e formuar e policisë së EULEX-it po kryejnë patrullime mobile.

“Në baza 24/7 policia e EULEX-it po kryen patrullime të rregullta mobile, por pa u kufizuar në afërsinë e urës”- thuhet në përgjigjen e EULEX-it për KALLXO.com.

Në anën tjetër informacionet e KALLXO.com tregojnë se kordoni i KFOR-it por edhe shtimi i trupave të njësive të KFOR-it në Urën e Ibrit ishin pjesë e një ushtrimi rutinor.

Edhe për këtë cështje KALLXO.com ka pyetur KFOR-in por deri më tani të njëjtit nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu