
Kryetari i bashkisë të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli u paraqit sot në SPAK, ku iu komunikua akuza për korrupsion zgjedhor.
Kristian Shkreli u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për PSD-në e Tom Doshit.
Kujtojmë se një ditë pas zgjedhjeve të 11 Majit, celulari i Shkrelit u sekuestrua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Asokohe Shkreli tha për News24 se “jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore.”
“Unë jam në krye të detyrës, jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore dhe ata të bëjnë punën e vetë, ne po bëjmë punën për të cilën na ka votuar populli”, deklaroi ai./Panorama