Rënia e ndjeshme e temperaturave mbrëmjen e kaluar ka bërë që të ketë prani të madhe të akullit në rrugët nacionale të Qarkut Dibër.

Situatë problematike paraqitet në bypassin e Murrizit ku gjatë orëve të mëngjesit ka patur prani të akullit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve si dhe duke vënë në rrezik jetën e udhëtarëve.

yacht hotel sarande

Më problem është segmenti në afërsi të kufirit ndarës mes Tiranës dhe Klosit por edhe në fshatin Bastar-Murrizë ku ka patur prani të ujit që është kthyer në akull.

Vetë drejtuesit e mjeteve thonë që kjo rrugë paraqet rrezik në çdo kohë edhe në ditë me shi por edhe kur ka ngrica. Ata kërkojnë që firma të jetë në punë dhe të bëjë kriposjen e rrugës.

Bypassi i Murrizit mbetet segmenti më problematik i rrugës së Arbrit, ku aksidente ka thuajse çdo ditë./vizionplus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu