Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari me anë të dokumenteve ka akuzuar AKU-në se nuk ka bllokuar ngarkesa të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Muçollari denoncoi se, AKU nuk ka bllokuar jnë ngarkesë me lëpirëse të rrezikshme me copëza metali.

yacht hotel sarande

“Do të sjellim në vëmendje të publikut një dokument të marrë nga RASFF, sistem i Komisionit Europian që garanton reagimin e shpejtë për produkte të industrisë ushqimore që kanë përmbajtje të substancave të rrezikshme apo janë jashtë standardit të lejuar.

Sipas këtij dokumenti, më 12 janar të këtij viti, ka ardhur lajmërimi nga Komisioni Europian që në vendin tonë ka hyrë një ngarkesë e madhe me lëpirëse për fëmijë, në përmbajtje të të cilave ka copëza metali. AKU do të duhej të kishte filtra kontrolli për t’i siguruar qytetarëve produktin që ka lejuar të shitet në treg, por edhe pas njoftimit ne RASFF, nuk ka pasur as komunikim të riskut, as bllokim të produktit në fjalë.

Një nga detyrat e parashikuara në ligj për këtë agjenci qeveritare është komunikimi i riskut, qe do të thotë njoftimi publik në mënyrë sa më efektive, vënia në dijeni e qytetarëve për një produkt dhe rrezikun e konsumimit, kur kategorizohet si i rrezikshëm për shëndetin.

Po të kërkosh, gjen vetëm disa njoftime gjysmake në faqen zyrtare, ndërkohë që në faqet zyrtare ne rrjetet sociale të institucionit gjen pasqyrim të aktivitetit të ministres. AKU jo vetëm duhet të vinte alarmin, por duhej të bllokonte menjëherë produktin në fjalë duke mbrojtur interesin dhe jetën e qytetarëve. AKU ka heshtur sepse ia ka zënë gojën dhe kanalet e komunikimit paratë e ryshfeteve që ka marrë.

Kjo agjenci qeveritare, jo vetëm duhet shkrirë, por edhe duhet te mbajë përgjegjësi para ligjit për rastet kur ka dështuar të mbrojë qytetarët. I bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet një orë e më parë, pasi të tilla produkte me përmbajtje të lëndëve të dëmshme dhe helmuese vazhdojnë të qarkullojnë lirisht në rrezik serioz për jetën e fëmijëve.

Në ditë në vijim do të kemi disa denoncime të tjera, të paktën edhe nëntë raste, të abuzimit të hapur dhe rrezikimit të jetës së qytetarëve. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të mbrojnë veten, pasi qeveria nuk del në punë për t’i mbrojtur, por për t’i vrarë. Të largohesh për t’i shpëtuar breshërive të qeverisë nuk është zgjidhje. Duhet rrëzuar qeveria.”

AKU sqaron se për këtë produkt, njoftimi nga sistemi RASFF ka ardhur më datë 18.1.2024, ku Shqipëria është etiketuar për ndjekje.

“Pas shqyrtimit të të dhënave nga PIK, rezultoi se produkti “Johny Bee Strawberry Pop Lizak z mini drażetkami o smaku truskawkowym” (lëpirëse/ mini karamele, me luleshtrydhe) me LOT: KD4354 dhe Datë Skadence: 29/04/2026 nuk është importuar në Republikën e Shqipërisë dhe për pasojë NUK ËSHTË SHPËRNDARË në tregjet e vendit tonë”, deklaron AKU.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu