Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar mbi 2.4 ton produkte me origjinë shtazore dhe fruta të thata në tregun Agro Ushqimor në Tiranë, pas kontrolleve të kryera në disa subjekte tregtare.

Sipas njoftimit zyrtar, inspektimet u zhvilluan në pesë subjekte, ku u konstatuan 197.5 kilogramë produkte të pasigurta, përfshirë djathë kaçkavall dhe fruta të thata. Po ashtu, u gjetën edhe 2214.2 kilogramë produkte pa etiketim, kryesisht sallam dhe fruta të thata, duke shkelur kërkesat për sigurinë dhe gjurmueshmërinë ushqimore.

Për shkeljet e evidentuara, trupa inspektuese vendosi gjithsej 7 masa administrative me gjobë, në vlerën totale prej 1.6 milionë lekësh, për tregtim ushqimi të pasigurt, mungesë etiketimi dhe mungesë gjurmueshmërie.

Kontrollet u ndërmorën pas një denoncimi për tregtim të produkteve të pasigurta, ndërsa AKU bëri të ditur se do të vijojë verifikimet në terren me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu