Hitin e verës e prisnin prej kohësh nga Luiz Ejlli apo të tjerë këngëtarë që prodhojnë muzikë argëtuese me afat skadence në fund të verës.
Por për habinë e të gjithëve është kthyer në virale kënga e sapopublikuar me pjesëmarrjen e aktorit të Portokallisë, Deivis Myslymi “Kshu më mërzit mua”.
Me muzikë nga kompozitor i njohur Adrian Hila dhe tekst prej tij e Romir Llanaj, kënduar nga Ervis Behari dhe Deivis Myslymi, kënga ka pushtuar rrjetet sociale.
Një histori dashurie e pakthyer dhe vuajtjet e treguara me humor popullor, në një videoklip të filmuar në një autobus plot me zonja, vajza e djem, si dhe tingujt lehtësisht të kapshëm e kanë bërë ” Kshu më mërzit mua” që të mësohet shpejt dhe brenda pak ditësh nga publikimi t’i kalojë 2 milionë klikime në llogarinë e këngëtarit Behari në youtube.