Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës.

Aktakuza është ngritur ndaj V.K. dhe E.Sh. në Gjykatën Themelore në Prishtinë, teksa ata akuzohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

yacht hotel sarande

“Në mbështetje të nenit 62 të Kodit penal, PSRK ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Mediat në Kosovë shkruajnë se bëhet fjalë për dy ish-ministrat e Tregtisë dhe Industrisë nga partia e Limaj, Nisma, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu