BKH, kontrolle masive me urdhër të prokurorit Dritan Prençi/ Mes tyre, edhe shtëpitë e një gazetari

<BKH ka nisur disa kontrolle masive këtë të mërkurë në të paktën 6 banesa.

yacht hotel sarande

Burime zyrtare i thanë CNA-së se ka qenë prokurori Dritan Prençi, që ka nën hetim dosjen e ineneratorëve, personi që ka urdhëruar BKH-në që të ushtrojë kontroll në disa banesa.

<

Operacioni ka filluar rreth orës 11:00 dhe po vijon ende. Mes banesave që po kontrollohen është janë edhe disa nga shtëpitë e gazetarit E.H.

Ky i fundit ka qenë një nga njerëzit e afërt të Mirel Mërtirit, i lidhur me çështjen e inceneratorëve. Ai ka zhvilluar takime të vazhdueshme me Mirel Mërtirin në Vjenë, edhe gjatë kohës që ky i fundit ka qenë në arrati.CNA gjithashtu ka mësuar se janë gjetur dokumente të plota në lidhje me disa kompani që gazetari kishte në emër të tij dhe të familjarëve të tij, të cilat i përdorte për të marrë para nga afera e inceneratorëve dhe më pas bënte propagandë pro tyre.<span;>Të njejtat burime i thanë CNA-së se për pak javë hetimet për inceneratorët shkojnë drejt fundit.<span;> Dosjet janë shumë të plota, janë mundur të konfirmohen me mijëra e mijëra dokumente nga Holanda, Bullgaria, Malta, Shqipëria, kompani private, biznesmenë, gazetarë dhe politikanë të përfshirë në këtë aferë.

pas përfundimit të plotë të hetimeve pritet SPAK-u të dërgojë në gjykatë edhe të tjerë persona, përfshirë këtu edhe njerëz të fushës së medias.

Afera e inceneratorëve është një nga skandalet më të mëdha në historinë e demokracisë në Shqipëri, një aferë që ka kaluar 130 milionë euro me kontrata koncensionare që shkonin për 30 vjet rreth një miliard euro.CNA ka mësuar gjithashtu se do të ketë të tjera urdhër-arreste në ditët në vijim për personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe sidomos në çështjen e dherave, e cila është një skandal për rreth 60 milionë euro./ CNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu