Një i mitur është aksidentuar rëndë këtë mbrëmje në aksin rrugor Klos-Burrel.

4-vjeçari është përplasur nga një furgon që drejtohej nga një 52-vjeçar. Ky i fundit, sipas policisë, humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, duke goditur fëmijën, që aktualisht po transportohet drejt Spitalit të Traumës.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i disatë që raportohet këtë të enjte. Më herët, shoferi i një automjeti në Bulqizë, po ashtu humbi kontrollin, duke përplasur për vdekje një këmbësore.

Ndërkohë, një aksident i rëndë ndodhi gjatë natës së kaluar në Fushë Prezë, ku një makinë u përplas me një betoniere dhe më pas shpërtheu në flakë. Për pasojë, humbën jetën tragjikisht shoferi dhe tre pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Benz”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu