Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pas mesnate në autostradën Tiranë–Durrës, në zonën e Marikajt, Vorë.

Rreth orës 00:40, një automjet tip Audi, me të cilin udhëtonin tre të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pikë karburanti. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit, një 18-vjeçar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin për shkak të shpejtësisë së lartë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje një nga pasagjerët, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit si pasojë e lëvizjes me shpejtësi tej normave të lejuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu