Rrahman Sllamniku është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me vdekje në kantierin e ndërtimit në Aeroportin e Vlorës.
Nusret Xhoka, 60 vjeç ka humbur jetën pasi fadroma e drejtuar nga Sllamniku është përplasur me trajlerin e djetuar nga Xhoka.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:20.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin Rr. S., 63 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, pasi dyshohet se më datë 17.01.2025, rreth orës 21:20, në kantierin e ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përpla”sur një trajler. Si pasojë, drejtuesi i trajlerit, shtetasi N. Xh., 60 vjeç, banues në Dibër, ka humbur jetën”, thuhet në njoftim./vizionplus