
Policia Rrugore e Sarandës arreston shoferin që dyshohet se është shkaktari i aksidentit të ndodhur dje në plazhin e Borshit, me bilanc vdekjen e dy bashkëshortëve që udhëtonin me një furgon.
I ndaluari është 29-vjeçari me inicialet Myfit Qevani, banues në Vlorë, që dyshohet se udhëtonte me shpejtësi. Nga aksidenti pati edhe dy persona të plagosur, mes të cilëve edhe vetë i arrestuari, që po mjekohen te QSUT në Tiranë.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një furgonin që drejtohej nga viktima Kujtim Mehmeti, 66 vjeç, i cili së bashku me gruan e tij pasagjere, D.P., 70 vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi Qevani dhe pasagjeri në automjetin e tij, P. A., 23 vjeç, janë transportuar në QSUT Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Borsh/Në vijim të veprimeve për dokumentimin e aksidentit të ndodhur më 30.05.2025, në rrugën e Plazhit, Borsh, ku humbën jetën dy shtetas dhe u plagosën dy të tjerë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi M. Q., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, që drejtohej nga shtetasi K. M., 66 vjeç, i cili së bashku me pasagjeren D. P., 70 vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi shtetasi M. Q. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi P. A., 23 vjeç, janë transportuar në QSUT, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.