
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet, ku një ambulancë është përplasur me një automjet në zonën e Laprakës.
Sipas informacioneve, mësohet se përplasja ka qenë mjaft e fuqishme, duke bërë që ambulanca të përmbyset në mes të rrugës.
Gjendet pa shenja jete një person në Rrugën e Kombit, ja çfarë dyshohet
Nuk ka konfirmim për numrin e të plagosurve si pasojë e aksidentit ndërsa ekipet e shpëtimit dhe policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Autoritetet po zhvillojnë hetime për të përcaktuar rrethanat që çuan në këtë përplasje të fortë.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare rreth ngjarjes, ndërsa pritet njoftimi i policisë së kryeqytetit./Oranews