Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit, ku janë përfshirë në një aksident  9 automjete. Shtatë automjete udhëtonin në drejtim të Vlorës, ndërsa dy të tjera janë përplasur në të njëjtin vend, duke shkaktuar kaos në rrugë. Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e trafikut në zonë. Aksidenti ka shkaktuar bllokimin e rrugës, dhe autoritetet janë duke punuar për hapjen e saj sa më shpejt.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në bypass_in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu