Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, duke u marrë jetën tre personave.

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë dy automjete, me drejtues shtetasit A. A., rreth 30 vjeç dhe E. B., rreth 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë “kokë më kokë”, të dy drejtuesit kanë humbur jetën në vendngjarje.

Fillimisht, një pasagjer, shtetasi A. B., rreth 40 vjeç, u transportua në gjendje të rëndë, por më pas nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga ky aksident tragjik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu