Durrës – Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi M. I., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin Gj. B., 70 vjeç. I moshuari u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu