Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Greqi, ku një kamion u përplas me dy automjete të tjera, duke lënë të vdekur tre shqiptarë dhe një tjetër u plagos.

Aksidenti ka ndodhur pasi një kamion është përplasur me dy makina pak para stacionit të Iasmës ku paguhen taksat e rrugës.

Dy automjetet me pasagjerë kanë ulur shpejtësinë për shkak të radhës së krijuar, ndërsa kamioni nuk ka mundur të frenojë për arsye ende të panjohura dhe është përplasur me to.

Shoferi i kamionit u dërgua gjithashtu në spital me lëndime të rënda, ndërsa automjeti i tretë mbante katër persona të tjerë, të cilët u dërguan gjithashtu në spital nga ambulancat . Ata kanë lëndime të lehta dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk është shqetësuese.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by thestival.gr (@thestival.gr)

Përplasja shkaktoi një zjarr të madh, i cili u përhap edhe në zonat rurale.

22 zjarrfikës me 9 automjete nxituan në vendngjarje për të shuar zjarrin dhe për të nxjerrë të lënduarit dhe viktimat nga automjetet që digjeshin.

Për shkak të aksidentit tragjik, policia rrugore bllokoi për disa orë aksin rrugor.

Konkretisht, u vendos të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në Autostradën Egnatia Iasmos – Ksanthi, në itinerarin Komotini – Ksanthi./tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu