Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur te Ura e Dajlanit, ku një automjet ka përplasur disa persona.

Si pasojë e aksidentit, 18-vjeçarja Vikena Greku ka ndërruar jetë në vend, ndërsa shoferi i mjetit, Arbëri Xhaxhaj, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital. Po ashtu, nga përplasja janë plagosur edhe dy këmbësorë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore.

Testi i alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit ka rezultuar 0.50 mg/l, duke konfirmuar se ai ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet dokumentimi i plotë i dosjes penale për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu