
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Këmishtaj të Divjakës. Rreth orës 08:30, një automjet i drejtuar nga shtetasi M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë, ka përplasur një këmbësor, shtetasin Sh. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj.
Për shkak të plagëve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkakun e aksidentit.